VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZVICERANËT DO TË PARAPËLQENIN TË KUFIZOHESHIN ME SUEDINË
Edhe si pasaportë të dytë zviceranët do të parapëlqenin pasaportën suedeze

E Enjte, 08.28.2014, 08:24am (GMT1)


Stokholmi do të donin të ishte në vend të Milanos

Voal-online.ch - Zviceranët do të parapëlqenin më shumë Suedinë, pastaj Hollandën, Danimarkën dhe Britaninë e madhe, nëse do të ishte e mundur të zëvendësoheshin vendet kufitare, pra Franca, Gjermania, Austria e Italia.

Kështu tregon sondazhi i porositur nga Bluewin.ch, rezultatet e të cilit i publikuan të mërkurën (dje).

Vendi skandinav merr 66% të parapëlqimeve, Hollanda 49% e dy të tjerat 41%. Suedia prin edhe kur pyeten se pasaportën e cilit vend anëtar të Bashkimit Evropian do të parapëlqenin përveç pasaportës së kuqe me kryqin e bardhë. Por në këtë rast, Suedia pasohet nga Britania e Madhe.

Ndërsa, kur është puna tek monopolet evropiane, zviceranët do ta zëvendësonin Milanon me Stokholmin.

ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.