VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Rasti HSBC, "lista është e pasaktë"
E Hënë, 12.21.2009, 09:22am (GMT1)

 

 

 

Voal-online Drejtori i Përgjithshëm i HSBC Private Bank, Alexandre Zeller, që është shprehur për herë të parë në shtyp sa i përket përhapjes së të dhënave të rezervuara bankara ndodhur në filialen gjenevase, thotë se lista e transmetuar tek autoritetet franceze nga një ish i punësuar i tij përmban "pasaktësi" dhe "inkoherenca".

 

Informaticieni 38 vjeçar kishte "vjedhur pjesë të disa puzzle (enigmave), duke u përpjekur t'i ngjesë bashkë", por "këto të dhëna janë vështirë të përdorshëm, qoftë në rrafshin teknik, qoftë në rrafshin juridik", ka shpjeguar pastaj Zeller në një intervistë të publikuar dje në "La Matin Dimanche" dhe në "SonntagsZeitung". Drejtuesi financiar hamendëson se i punësuari kishte nxjerrë tinëz ekstrakte bankare në rrjedhën e rinovimit të sistemit informatik midis fundit të vitit 2006 dhe fillimit të vitit 2007.

 

 

Transmetimi i kësaj liste tek autoritetet franceze ka ngjallur tensione midis Bernës dhe Parisit. Nga na franceze kishte dalë propozimi për ta radhitur Konfederatën në "listën e zezë" të parajasave tatimore jo bashkëpunuese. Senati francez, me kërkesën e qartë të ministrit të Bilancit, Eric Woerth, ka vendosur pastaj ta tërheqë propozimin, duke hedhur ujë në zjarrin e polemikave. Nga ana e saj Berna kishte vendosur të pezullonte procesin e ratifikimit të marrëveshjes së tatimit të dyfishtë.

(http://www.rsi.ch)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.