VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

QYTETI I BERNËS IU JEP KOMPETENCA TË HUAJVE, QYTETARËT DO TË THONË FJALËN E TYRE

E Premte, 08.29.2014, 10:34am (GMT1)



Voal-online.ch - Këshilli komunal i Bernës ka miratuar mbrëmë, pas një diskutimit të gjatë, normativën që do t'iu lejonte edhe atyre që nuk janë shtetas zviceranë të dërgojnë një temë në Legjislativ. Bashkia, e cila nuk ishte kundër, kishte propozuar që firmat të cilat do të duhej ta shoqëronin mocionin, të ishin 400. Por vendimi përfundimtar ishte 200, siç u këshilluar nga komisioni përpilues.

Mbështetur nga e majta, nga të Gjelbrit Liberalë dhe, pavarësisht disa dyshimeve juridike nga radikalët, propozimi ka synim të favorizojë integrimin e të huajve. Në favor kanë votuar 59, kundër 12, pavarësisht opozitës së democentristëve, sipas të cilëve kjo normativë iu jep atyre që nuk kanë pasaportë të kuqe me kryq të bardhë, më shumë mundësi politike se ato që i kanë vetë qytetarët helvetikë, si dhe ua kujton se një iniciativë e ngjashme në rrafsh kantonal u hodh poshtë nga qytetarët më 2010.

Fjalën e fundit për këtë do ta thotë populli në votim të posaçëm. ATS

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.