VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

EMRI MARIA ËSHTË I PAKONKURUESHËM NË ZVICËR - TË PAKTËN QË NGA VITI 1902

E Shtunë, 08.30.2014, 06:27pm (GMT1)



Ndërkohë 1'561 vajzave iu është vënë emri Alexia


Voal-online.ch - Nga 1902, vit kur nisi hulumtimi, deri më 2013, emri më popullor në Zvicër, pa dallim rajonesh gjuhësore, ka qenë emri Maria me 87'404 vajza që janë pagëzuar kështu.

Mes meshkujve zotëron Peter (62'119, gjithnjë duke filluar nga viti 1902), por i përhapur kryesisht në zonën gjermanofone, ndërsa në Romandi kryeson Jean (15'049), në Ticino Marco (3'684) e në zonat reto-romance Gion (199).

Një karakteristikë gjithsesi i bashkon të gjithe: siç nënvizon Zyra Federale e Statistikave, bëhet fjalë për emra të epokës së artë, me përdorim masiv ne vitet 1940-1960. Por janë në pakësim të shpejtë edhe emra si Kevin e Lara.

Në periudhën e shqyrtuar, vlen ta shënosh, emrat Adolf janë 2'795, por askush nuk është quajtur kështu nga viti 1989; e njëjta gjë vlen për Benito, por që ende përdoret (katër pas vitit 2010).   

ATS

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.