VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZVICËR - VDES FOSHNJA E HARRUAR NË MAKINË

E Djelë, 08.31.2014, 06:37am (GMT1)

Një foshnje 16-muajshe ka vdekur në një makinë në Zvicër, pasi njëri nga prindërit ka harruar ta ndalojë në çerdhe dhe ka vazhduar rrugën e tij për në punë.

Foshnja është lënë në parkingun e një kompanie për disa orë në La Chaux-de-Fonds, pranë kufirit me Francën.

"Ka qenë fundi i ditës kur e kanë kuptuar se çfarë ka ndodhur", ka thënë prokurori lokal, Marc Remy, raporton AFP.

Hetimi penal për aksidentin tashmë ka nisur.

Prokurorët u kanë thënë mediave zvicerane se nuk do të dalin me detaje të tjera.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.