VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Rasti HSBC, Parisi do t'ia transmetojë listën Bernës
E Hënë, 12.21.2009, 05:06pm (GMT1)

Ka deklaruar sot prokorori i përgjithshëm i Aix-en-Provence

Voal-online Drejtësia franceze ka pranuar t'ia transmetojë drejtësisë zvicerane dokumentet e sekuestruar në fillim të vitit në shtëpinë e Hervé Falciani, ish i punësuar në bankën HSBC akuzuar për vjedhje të të dhënave marrë në filialen gjenevase.

Kjo është bërë e ditur sot nga prokurori i përgjithshëm i Aix-en-Provence, François Faletti. Dokumentet ishin kërkuar nga Berna në kuadrin e hetimeve mbi banken e afareve HSBC Private Bank (Zvicër).

Hervé Falciani, informaticine franko-italian 38 vjeçar ia ka dorëzuar autoriteteve franceze një listë që duhej të përmbante të dhënat e 130 000 klientëve të HSBC, midis të cilëve, përveç të francezëve, edhe të shumë kolombianëve e italianëve, deri edhe të funksionarëve kinezë.

Fakti kishte ngjallur tnesione midis Zvicrës dhe Francës. Parisi kishte hedhur propozimin për ta radhitur Konfederatën në "listën e zezë" franceze të Shteteve parajsa tatimore jobashkëpunuese.

Senati, me kërkesën e qaretë të ministrit të Bilancit, Eric Woerth, të premten pastaj ka vendosur ta tërheqë propozimin, duke hedhur ujë në zjarrin e polemikave.

Nga ana e tij, Këshilli Federal kishte vendosur ta ndërpriste procesin e ratifikimit të marrëveshjes së tatimit të dyfishtë.

(http://www.rsi.ch)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.