Voal-online.ch - Lëvizja e Re Evropiane e Zvicrës (NUMES) shikon tek një këshillim i ri popullor të vetmen zgjidhje të mundshme "për të dalë nga kriza e provokuar prej iniciativës së SVP 'kundër emigracionit masiv'".
Një aksion sensibilizues është parashikuar këtë vjeshtë me qëllim "për të evituar izolimin e plotë të Zvicrës e për të garantuar mbijetesën e marrëveshjeve dypalëshe".
Qarkulllimi i lirë i njerëzve, pohon NUMES, "përbën një parim themel dhe të pangeociueshëm të Bashkimit Evropian". Lëvizja do të marrë pjesë edhe në fushatën kundër iniciativës Ecopop, për të cilën votohet më 30 nëntor.ATS