VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

EKONOMIA ZVICERANE - MË KONKURUESJA NË BOTË, PËR TË GJASHTIN VIT RADHAS

E Mërkurë, 09.03.2014, 11:57am (GMT1)


Voal-online.ch - Ekonomia zvicerane konfirmohet për të gjashtën herë radhas më konkuruesja në botë. Në klasifikimin e bërë nga Forumi Ekonomik Botëror, Zvicra paraprin si më 2013 Singaporin, ndërsa SHBA e zbresin Finlandën nga shkalla e tretë e podiumit. Gjermania zbret në vendin e pestë, para Japonisë. Në top dhjetë vijnë Hong Kong, Hollanda, Britania e Suedia. Nga vendet fqinje, Franca është e 23a e Italia e 49a.

Konfederata shkëlqen për transparencën e institucioneve të saj, për kapacitetin e inovacionit dhe kërkimit, për bashkëpunim mes sektorit publik e privat, për një treg pune të frytshëm, për sistemin e saj arsimor e për infrastrukturën.

Kërcënimet ndërkaq vijnë nga "iniciativat populiste" e nga vështirësia për të siguruar personel të kualifikuar, sidomos në inxhineri dhe në profesionet shkencore.ATS

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.