VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ADMIR MEHMEDI ËSHTË NJË YLL NË NGJITJE

E Premte, 09.05.2014, 02:11pm (GMT1)



Mehmedi shpreson të jetë në listën e njëmbëdhjetë titullarëve

Voal-online.ch - U nis si rezervë e parë për në Brazil, por pas vetëm 45 minutave të Kupës së Botës për Zvicrën, Admir Mehmedi hyri në fushë për të mos dalë që andej. Sulmuesi i Friburgut tashmë është i favorizuar ndaj Valentin Stocker, të cilin e kishte zëvendësuar në pushimin e ndeshjes kundër Ekuadorit, për një vend si titullar nën drejtimin e Vlado Petkovic. Por aktualisht nuk është konkurenca ajo që e epreokupon ish bazelasin, të përfshirë me formacionin e rezervave të Hertha Berlin. Vetëm tre elementë të tjerë nuk kanë një kohë loje të mjaftueshme në klubet e tyre: mbrojtësi Loris Benito, i dëmtuar, Blerim Dzemaili, i sapokaluar nga Napoli te Galatasaray, e Josip Drmic, i cili në miqësore e ka treguar veten se është gati.

Mehmedi 23 vjeçar është i vetëdijshëm se nuk mund të flejë mbi dafina, sidomos kur drejtimin e kombëtares e ka marrë një trajner tjetër: "Pesha ime është rritur brenda grupit, por është e nevojshme të konfirmohem. Kam pasur probleme muskulore në fillim të Bundesligës, por shpresoj të ketë kaluar krejtësisht. Secili shef ka idetë e tij taktike, por shpresoj se moduli që dëshiron të aplikojë Petkovic më përshtatet mirë."

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.