FOTO LAJM - PRESIDENTI I ZVICRËS DIDIER BURKHALTER DUKE PRITUR TRENIN SI QYTETARËT E ZAKONSHËM
E Mërkurë, 09.10.2014, 12:33pm (GMT+1)
Voal-online.ch - Kjo foto u perhap në Twitter disa ditë më parë, kur një kalimtar e kishte fotografuar se Presidentin e Zvicrës që pret si qytetarët e zakonshëm trenin dhe rreth tij nuk duken askund bodyguardët.
Fotoja bëri xhiron e botës, duke u komentuar pa fund. "Zvicra një vend i mrekullushëm, ku presidenti i Konfederatës merret me spartfonin e tij në stacionin e Neuchatelit, qytetin e tij të lindjes, duke pritur trenin në mesin u udhëtarëve të zakonshëm", do të komentonte dikush tjetër.
Për paralelizëm le të kujtojmë politikanët shqiptarë se si e "presin trenin".
www.voal-online.ch
|