VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Eveline Widmer-Schlumpf: "Zgjerim dialogu me myslimanët"

E Martë, 12.22.2009, 11:22am (GMT1)


Voal-online- Shtypi zviceran njofton për një takim të zonjës Eveline Widmer-Schlumpf, që u mbajt dje në Bernë me disa organizata islamike në Zvicër, e cila ka ripohuar vullnetin e Konfederatës për "ta vzahduar dhe zgjeruar dialogun me myslimanët". Ky takim vjen pas një takimi pararendës, që u mbajt më 30 shtator, përpara se të bëhej votimi mbi minaret. Të dyja palët nënvizuan se takimi ishte një rast për të trajtuar gjendjen reale.


Këshilltarja federale, ka pohuar se ndonëse është kufizuar liria e fesë myslimane për të manifestuar permes minareve, vendimi popullor, perms referendumit "nuk prek lirinë për ta ushtruar dhe praktikuar" fenë muslimane. Ajo  "është shprehje e problemit, porn ë të njëjtën kohë afron mundësinë për ta diskutuar çështjen në mënyrë të thelluar", ka shtuar zonja Eveline Widmer-Schlumpf .

Në takimin e rradhës, data e të cilit nuk është vendosur ende, do të analizohet  më në detaje situate aktuale si dhe do të diskutohen masat konkrete.


http://info.rsi.ch/home/channels/informazione/svizzera/2009/12/21/Musulmani-dialogo.html

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.