VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

'SWATCH' I QETË PËRBALLË ORËS SË APPLE

E Enjte, 09.11.2014, 09:00am (GMT1)



ZVICER- Kreu i kompanisë së njohur zvicerane të orëve "Swatch Group" konfirmoi se ishte i qetë përballë publikimit të orës inteligjente nga gjiganti informatik "Apple", njoftoi sot gazeta "Tages Anzeiger".

"Industria e orëve zvicerane është nën presionin e frangës zvicerane, jo të zhvillimeve të reja të orëve inteligjente", deklaroi Nick Hayek gjatë një ceremonie në aeroportin e Zyrihut. "Ne jemi të qetë", theksoi ai.

Gjiganti kalifornian publikoi dje në Cupertino orën e tij "Apple Watch" gjatë një ceremonie të shumëpritur nga investitorët dhe adhuruesit e së ashtuquajturë "marka me mollë".

Ndarë në tre koleksione, kjo orë do të mundësojë mbikëqyrjen e ritmit kardiak të përdoruesit të tij, do të ketë akses me asistentin vokal "Siri", do të lexojë apo do t'i përgjigjet mesazheve, do të marrë njoftime e tjerë.

"Për projektet tona, kjo nuk ka asnjë pasojë", shtoi Nick Hayek, i cili konfirmoi se grupi zviceran nuk jetonte në "orën e Cupertinos".
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.