VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Sekreti bankar duhet mbrojtur
E Martë, 12.22.2009, 06:39pm (GMT1)

Kështu shprehen 72% e zviceranëve të intervistuar në një studim

Voal-online Pjesa më e madhe e zviceranëve janë në favor të sekretit bankar: vetëm një qytetar ndër pesë, sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Zyrohut, do të ishte për shfuqizimin e tij.

Nga 1 179 veta të intervistuar 72% (për qind) shprehen se duhet ngulmuar që të garantojmë mbrojtjen e sferës private dhe autonominë e vendit.

Sipas përfundimeve të nxjerra nga autorët e studimit, sa më shumë që ndihet rritja e presionit të jashtëm, aq më e madhe është prirja e popullsisë për të dëshiruar që ta mbrojë sekretin bankar.

Gjithsesi dy grupe janë kristalizuar rreth kësaj teme: grupimi i parë që shprehet se sekreti bankar është një tabù dhe nuk është e negociueshëm, si dhe një grupim i dytë që gjendet në konfliktin e vlerave. (http://www.rsi.ch)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.