TELASHE TË REJA PËR CS E UBS
E Mërkurë, 09.17.2014, 08:36am (GMT+1)
Voal-onine.ch - Credit Suisse e UBS duhet të përballen me telashe të reja gjyqësore në Shtetet e Bashkuara. Virgjinia në fakt i ka denoncuar filialet e bankave helvetike dhe 11 institute të tjera financiare, duke i akuzuar se kanë shitur kredi hipotekare të pavlefshme në fondin e pensionit shtetëror para krizës financiare.
Shteti i Virgjinias kërkon një komepsnim 1,15 miliardë dollarë. Ndër bankat e denoncuara janë edhe Deutsche Bank, Bank of America, Goldman Sachs, HSBC, Morgan Stanley e JPMorgan. ATS
www.voal-online.ch
|