VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VAKSINAT - QEVERIA KËRKON 50 MILIONË FRANGA SHTESË
Në rast pandemie do të sigurohet shumë shpejt mbrojtja e 80% të popullsisë

E Shtunë, 09.20.2014, 08:03am (GMT1)


Voal-online.ch - Këshilli Federal do t'i kërkojë Parlamentit një kredi shtesë 50 milionë frangash në kuadrin e buxhetit të vitit 2015 me qëllim që të sigurojë kapacitet prodhuese të nevojshme për fabrikimin e vaksinave pandemike në pesë vitet e ardhshëm, në mënyrë që të mund të vaksinojë me shpejtësi të madhe popullsinë, po të jetë nevoja.

Për këtë arsye, Qeveria ka përmbyllur një marrëveshje me firmën Novartis. Kjo do të lejojë të urdhërojë sasitë që duhen në bazë të përhapjes së pandemisë dhe të sigurojë mbrojtjen e 80% të popullsisë.

Shpenzimet për këtë operacion janë vlerësuar rreth 10 milionë franga në vit, ose pak më shumë se një frang për banor, dhe janë konsideruar të pranueshme kundrual dëmeve që do të sillte një pandemi e rrezikshme, nënvizon Zyra Federale e Shëndetësisë në lajmin e dhënë, duke shtuar se edhe vendet e tjera evropiane i kanë garantuar kapacitetet e nevojshme të prodhimit. ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.