VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHQIPTARI QË SHPËTOI TË MOSHUARIN, NOMINOHET PËR ÇMIMIN 'GUXIMI' NË ZVICËR

E Hënë, 09.22.2014, 02:00pm (GMT1)



Ai është nominuar për çmimin për guxim dhe sakrificë "Prix Courage" për vitin 2014 që revista "Beobachter" e ndan tradicionalisht në fund të vitit

Bashkim Bytyqi, nga qyteti Amriswil i Kantonit Thurgau është nominuar për çmimin për guxim dhe sakrificë "Prix Courage" për vitin 2014, që revista "Beobachter" e ndan tradicionalisht në fund të vitit. Shqiptari 42 vjeçar, që punon si pizzaiolo (kuzhinier në piceri) këtë nominim e ka merituar pasi që më 20 mars të këtij viti e ka shpëtuar një këmbësor të moshuar nga një automobil.

Në orën 10, Bytyqi ishte nisur të shkonte për të blerë gjësende për familjen dhe po e ngiste makinën e tij nëpër rrugën Bahnhofstrasse të Amriswilit, transmeton albinfo.

Papritmas në rrugë paraqitet një veturë pa shofer. Ajo po shkonte tatëpjetë drejt këmbësorit të moshuar që nuk kishte mundësi të ikte. Pa menduar shumë Bashkimi e nget makinën e tij Audi A4 drejt makinës pa zot dhe e shtyn atë për t`ia ndërruar drejtimin, shkruan tagblatt.ch. Në këtë mënyrë ai e shpëton të moshuarin nga vdekja e sigurt. Veprimi i shkathtë i Bytyqit u ka bërë përshtypje edhe policëve që ndodheshin afër. Protokolli që kanë shkruar ata vërteton se i moshuari, pa ndërhyrjen e kosovarit nuk do të mund të mbijetonte.

Përveç Bashkim Bytyqit, nga ky regjion për çmimin "Prix Courafe" është nominuar është nominuar Adrian Roggensinger nga fshati Murg. Ai ka shpëtuar një gura të moshuar nga goditja e trenit.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.