VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRESIDENTI BURKHALTER NË KOMBET E BASHKUARA - DËNON VEPRIMET E SHTETIT TË VETËSHPALLUR ISLAMIK DHE ANEKSIMIN E PALIGJSHËM TË KRIMESË

E Enjte, 09.25.2014, 08:12am (GMT1)



Voal-online.ch - Didier Burkhalter iu ka bërë thirrje të gjitha shteteve në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në mënyrë që të përkushtohen për t'iu lënë trashëgim breznive të ardhshme një botë më të sigurtë, më të lirë dhe më të përparuar.

Presidenti i Konfederatës i është rikthyer edhe temës së zhvillimit të situatës në Lindjen e Mesme, duke dënuar veprimet e Shtetit të vetëshpallur islamik, të cilat shkelin dinjitetin njerëzor.

Dhunimet e së drejtës ndërkombëtare nuk mund të tolerohen as tjetërkund në botë, ka pohuar Burkhalter, duke përmendur "aneksimin e paligjshëm të Krimesë", por duke theksuar që një zgjidhje për krizën e Ukrainës të gjendet pa e izoluar Rusinë. ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.