VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DONACIONET E QEVERISË ZVICERANE BËJNË ME UJË FSHATRAT E VITISË NË KOSOVË

E Premte, 09.26.2014, 11:44am (GMT1)



Komuna e Vitisë është në mesin e komunave përfituese të projekteve të reja për ujësjellës. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka thënë se Qeveria zvicerane është një nga donatorët kryesorë që edhe në të kaluarën ka mbështetur Komunën e Vitisë me projekte kapitale që kanë të bëjnë me rregullimin e ujësjellësve nëpër fshatra.

Por pasi qeveria e kaluar komunale nuk i kishte shlyer të gjitha obligimet e veta që parashihen në bashkëfinancim të këtyre projekteve, një numër i projekteve edhe pse ishin paraparë të përfundonin më herët kanë mbetur në gjysmë.

"Për të rifilluar punët në përfundimin e projekteve të mbetura në gjysmë, si dhe për të hyrë në mesin e komunave përfituese për projekte të reja, këto ditë kemi filluar me shlyerjen e borxheve nga e kaluara ndaj CDI-së, si zbatuese e projekteve të ujësjellësit në fshatrat Gërmovë, Goshicë, Sllatinë e Epërme, Sllatinë e Poshtme, Tërstenik, Sadovinë e Jerlive dhe Sadovinë e Muhaxherëve, dhe që në fillim kemi paguar rreth 40 mijë euro borxhe të komunës nga viti 2008, kohë kjo kur ishte realizuar projekti për ujësjellësin e Pozheranit", ka thënë Haliti. kd
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.