TUNEL POSHTË LIQENIT - GJENEVA VOTON INICIATIVËN E SVP
E Shtunë, 09.27.2014, 08:22am (GMT+1)
Voal-online.ch - Lehtësimi i rëndesës që ka ura e Mont-Blanc nga qarkullimi tejet i dendur i automjeteve, është një prej temave më të nxehta në qytetin e Gjenevës prej dhjetëra vitesh. Tashmë, 20 vjet nga votimi i mëparshëm për këtë temë, sërish qyteti do të kthehet në kutitë e votimit.
Të dielën (nesër) gjenevasit janë thirrur të votojnë për iniciativën e SVP, me mbështetjen e Lëvizjes së Qytetarëve dhe të TCS rajonale, për të vendosur rreth realizimit të një tuneli me katër korsi mes Avenue de France e Port-Noir, pak më në veri nga rrjedh lumi Rodan.
Tuneli i parashikuar nga SVP
www.voal-online.ch
|