VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SOT VOTOHET PËR BASHKIMIN OSE JO TË BAZELIT
Votuesit shprehen për tema lokale në 15 kantone

E Djelë, 09.28.2014, 08:40am (GMT1)



Voal-online.ch - Qendrat e votimit janë hapur të dielën në 15 kantone për tema me rëndësi në rrafshe kantonale, por edhe federale.

Bie në sy referendumi në Bazelin Qytet dhe në Bazelin Fshat ku votuesit do të shprehen për bashkimin e mundshëm të dy gjysmëkantoneve.

Në Gjenevë votohet për një iniciativë që propozon ndërtimin e një tuneli nën liqenin Leman, i cili do të lehtësonte qarkullimin në urë.

Votuesit në Shafhauzën votojnë për të shtrirë të drejtën e votës dhe të zgjedhjes në plan kantonal e komunal ndaj të huajve me leje qëndrimin të paktën 5 vjet.

Një zgjedhje plotësuese është në Nojshatel, për një vend vakant në qeverinë kantonale pas dorëheqjes së democentristit Yvan Perrin.ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.