PRESIDENTI I BANKËS KOMBËTARE ZVICERANE - TË MARRIM MASA PËR TË SHMANGUR DEFLACIONIN
E Hënë, 09.29.2014, 02:26pm (GMT+1)
Presidenti Bankës Kombëtare Zvicerane (SNB) Thomas Jordan
Voal-online.ch - Presidenti i Bankës Kombëtare Zvicerane (SNB), Thomas Jordan, ka tërhequr vëmendjen ndaj rrezikut të rritjes së deflacionit. "Rritja e ekonomisë globale është më pak pozitive se parashikimi, inflacioni është shumë i ulët. Kështu rreziku i deflacionit shtohet," shpjegoi Jordan para mediave.
Instituti parashikon një rritje ekonomike 1,5% në Zvicër këtë vit, kundrejt 2% të muajit qershor, me një rritje të çmimeve në kufijtë 0,1% më 2014, në 0,2% më 2015 e 0,5% më 2016.
"Për të shmangur deflacionin jemi gati të furnizojmë kushte monetare favorizuese ndaj stabilitetit të çmimeve në periudhë afatmesme. Kjo nuk përjashton asnjë masë," ka nënvizuar Jordan, duke kujtuar se instrumenti i taksave negative bën pjesë në arsenalin e SNB.
Ia sqarojmë lexuesit se deflacioni është gjendja ekonomike e karakterizuar nga reduktimi i qarkullimit monetar dhe si pasojë zvogëlimi i nivelit të përgjithshëm të çmimeve. Deflacioni është e kundërta e inflacionit. (Shënimi i VOAL)./ATS
www.voal-online.ch
|