VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TRIDHJETË VJET MË PARË BINTE NJË TABU - MË 2 TETOR 1984 ZGJIDHEJ NË KËSHILLIN FEDERAL GRUAJA E PARË: ELISABETH KOPP

E Enjte, 10.02.2014, 07:08pm (GMT1)




Një betim historik i errësuar nga ngjarja që çoi në shkarkimin e Elisabeth Kopp

Voal-online.ch - Tidhjetë vjet më parë në Zvicër binte një tabù me zgjedhjen e gruas së parë në Këshillin Federal që nga themelimi i Shtetit Federal më 1848: zyrihsja Elisabeth Kopp. Kujtimi i asaj ngjarje historike megjithatë u errësua nga shkarkimi saj katër vjet më vonë kur deputetja e Partisë Liberale Radikale e paralajmëronte të shoqin, avokatin Hans Kopp, se dyshohej për riciklim të parave në Shakarchi Trading, ku ai ishte këshilltar administrate. Kjo ngjarje i dha fund karrierës politike të Elisabeth Kopp, e cila në vitin 1990 u lirua nga akuza e dhunimit të sekretit të zyrës nga Gjykata Federale.

Gjatë mandatit të saj u mua kryesisht me politikën e azilit dhe të të huajve. Përveç se iu përkushtua barazisë burrë-grua, Elisabeth Kopp, ndër të tjera iu është kushtuar masave kundër riciklimit të parasë. Dhe është thuajse paradoksale që ishte pikërisht një rast i dyshuar për riciklim, ndonëse bëhej fjalë për të shoqin, që ia ndërpriste ashpër karrierën politike gruas së parë në Qeverinë Federale./ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.