E Premte, 03.29.2024, 04:09pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
SHQIPTARI ARNOLD GJERGJAJ LUFTON SOT PËR TITULLIN KAMPION I EVROPËS NË BOKS

E Shtunë, 10.04.2014, 04:18pm (GMT+1)



Sonte, më 4 tetor, do të ngjitet në ring "Cobra". Boksieri shqiptaro-zviceran nga Pratelni i kantonit Bazeland, Arnold Gjergjaj, pritet të shkruajë historinë e boksit zviceran.

Ai kryqëzon dorëzat me boshnjakun Adnan Redzoviq, në Bazel, për titullin e kampionit evropian. Të dy boksierët janë ende të pamposhtur. Për Arnoldin meçi i sotëm është një shans i artë, për të cilën ai është stërvitur një kohë të gjatë.

Gjergjaj do të jetë i pari boksier me licencë zvicerane në historinë njëqindvjeçare të boksit zviceran që do të garojë për një titull kampioni evropian.

Në ranglistën aktuale boksieri shqiptaro-zviceran, Arnold Gjergjaj (29), figuron me numër 5, ndërsa kundërshtari i tij boshnjak, Adnan Redzoviq (37), është me numër 8.

Redzoviq (1.88 m / afro 105 kg) është një boksier profesionist, i cili në 15 luftëra ka qenë i pamposhtur, katër nga të cilat i ka fituar pa përfunduar meçi, përcjell albinfo. Redzoviq, i cili ishte gjithashtu i suksesshëm si një Kickboxer, që nga viti 2004 është një boksier profesionist.

Ai ka një kontratë me "Felix Sturm Promotion". Katër vjetët e fundit boshnjaku është ngjitur 13 herë në ring.

Për Gjergjajn (1.97 m / rreth 107 kg) meçi i 4 tetorit është rasti i tretë i rëndësishëm i këtij viti. Pasi boksieri me rrënjë kosovare tashmë ka marrë Çmimin për Sport dhe Kulturë nga Komuna e Pratelnit dhe është martuar.

Në St Jakobs Halle në Bazel do të jetë i mbushur me përkrahës të shqiptarit me origjinë nga Kosova, Arnold Gjergjajt. Ky aktivitet organizohet nga Boxclub Basel!
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (2)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HAKI LATIFI, KRYETAR I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS DEGA NË ZVICËR URON ME RASTIN E KURBAN BAJRAMIT (10.04.2014)
TRIDHJETË VJET MË PARË BINTE NJË TABU - MË 2 TETOR 1984 ZGJIDHEJ NË KËSHILLIN FEDERAL GRUAJA E PARË: ELISABETH KOPP (10.02.2014)
ZVICËR - NË ZYRA NUK MUND TË PËRDORET DIALEKTINë Administratë të gjithë duhet të komunikojnë në gjuhën letrare (10.01.2014)
PRESIDENTI I BANKËS KOMBËTARE ZVICERANE - TË MARRIM  MASA PËR TË SHMANGUR DEFLACIONIN (09.29.2014)
TIÇINO - OSE GJERDANI I PERLAVE TË ZVICRËS JUGALPINENga ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ (09.28.2014)
SOT VOTOHET PËR BASHKIMIN OSE JO TË BAZELITVotuesit shprehen për tema lokale në 15 kantone (09.28.2014)
KËRKOHET ASHPËRSIM MASASH PËR SHFRYTËZIMIN E PENSIONIT NË ZVICËR - RASTI AZEM SYLA (09.27.2014)
TUNEL POSHTË LIQENIT - GJENEVA VOTON INICIATIVËN E SVP (09.27.2014)
ZVICERANËVE IU PËLQEJNË SHUMË BORONICAT - KONSUMI I TYRE U KATËRFISHUA NË DHJETË VITET E FUNDIT (09.26.2014)
DONACIONET E QEVERISË ZVICERANE BËJNË ME UJË FSHATRAT E VITISË NË KOSOVË (09.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]