VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ARNOLD GJERGJAJ KAMPIONI I EUROPËS KOBRA U MARTUA - BOKSIERI NGA PRATELNI ARNOLD GJERGJAJ HEQ DORË NGA BEQARIA SHKRUAN SHTYPI ZVICERAN
E Djelë, 10.05.2014, 09:23am (GMT1)


VOAL Kobra më në fund u martua. Kështu shkruante disa kohë më parë gazeta e Bazelit Basler Zeitung për boksierin profesionist me rrënjë nga Kosova Arnold Gjergjaj i cili sapo është shpallur Kampion i Europës.

Boksieri shqiptaro-zviceran, i lindur në Gjakovë, Arnold Gjergjaj fitoi luftën më të vështirë në karrierën e tij, me KO në rundin e nëntë, kundër boshnjakut Adnan Redzoviq dhe rrjedhimisht tash e tutje mban titullin Kampion Evropian të versionit EBU-EE (European External European Union).

29 vjeçari tashmë Kampion i Europës u martua në Gjakovë me 22 vjeçaren Marta Spaçi. Çifti, thotë gazeta do ta ndërtojë të ardhmen e tij në Prateln, një komunë e Bazel-Landit.

Marta, e zgjedhura e zemrës e Arnoldit me familjen e saj kanë jetuar më parë në Hungari, shkruan BZ. Nusja ka studiuar në degën menaxhim biznes dhe e flet shumë mirë gjermanishten.

Klubi i BOKSIT i Baselit i uron çiftit lumturi, shkruan BZ, dhe Arnoldit fitore.

Dhe siç shihet nusja ka qenë me këmbë të mbarë, sepse jo më shumë se dy muaj pas dasmës, Arnold Gjergjaj, i njohur me emrin e sportit si Kobra, u shpall Kampion i Europës./E.B.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.