VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Operacioni sekret i Cristoph Blocher-it
E Hënë, 12.28.2009, 05:30pm (GMT1)

 

 

Në vitin 2005 i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike në zorrë

 

Voal-online Ish këshilltari federal I SVP Cristoph Blocher (Kristof Bloher) I është nënshtruar para 4 vjetësh një ndërhyrjeje kirurgjike për heqjen e një pjese zorre.

 

Operacioni ka ndodhur në mënyre absolutisht sekrete (personelit të spitalit i është imponuar heshtja e detyruar) aq sa as kolegët e tij në qeveri nuk e kanë ditur asnjëherë.

 

Tani lajmi është përhaopur në rrjedhën e emisionit të funfdit të "Teleblocher".

 

Arsyeja e mbajtjes kaq gjatë të sekretit ka qenë vullnet i Blocher-it me qëllim që të shmangte që masmediat të spekullonin në mënyrë të shpërpjesëtuar me shëndetin e tij.

 

Ndërhyrja kirurgjike dhe koha e qëndrimit shtruar në spital për nja një javë kanë ndodhur në tetorin e vitit 2005.

 

Kjo ka qenë periudha e pushimeve vjeshtore të këshilltarit federal, për të cilat ai iu kishte thënë kolegëve se kishte ndërmend t'i kalonte ca ditë jashtë vendit.

(http://info.rsi.ch)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.