VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZVICRA E SHBA BASHKË KUNDËR KËRCËNIMEVE TERRORISTE

E Martë, 10.07.2014, 10:43am (GMT1)



Gjenevë , 7 tetor - Duke komentuar rreth ISIL-it dhe rrjeteve terroriste, ambasadori amerikan në Zvicër, Suzi Levine, paralajmëroi se në këtë vend kërcënim potencial tani paraqitet nga një grup prej 30 dhe 40 personash dhe se ata janë nën mbikëqyrje nga ana e shërbimeve të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për gazetën "Schweiz am Sonntag", Levine tha se forcat amerikane të sigurisë bashkëpunojnë me homologët zviceran, kështu që në kohë vërehen dhe konstatohen kërcënimet potenciale terroriste ndaj këtij vendi. Ai theksoi se zyrtarët e inteligjencës mbikëqyrin 30 - 40 persona që kanë lidhje me grupe të ndryshme terroriste.

Levine tha se kërcënimi i ISIL-it në Zvicër ngriti vetëdijen e përbashkët të rrezikut, dhe vuri në dukje se në radhët e ISIL-it aktualisht ka rreth 14,000 luftëtarë të huaj.

Muajin e kaluar, forcat e sigurisë zvicerane arrestuan tre shtetas të Irakut të cilët ishin të dyshuar se kanë lidhje me rrjetet terroriste.

Përveç kësaj, Gjykata Federale urdhëroi fillimin e një hetimi ndaj 20 personave, duke përfshirë edhe katër prej tyre që kishin lidhje me Sirinë dhe zhvillimet në atë vend.kd
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.