VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

I BËN VIZITË SCHUMACHERIT NË SHTËPINË E TIJ NË ZVICËR - 'SË SHPEJTI DO T'I KTHEHET NJË JETE MË NORMALE'

E Mërkurë, 10.08.2014, 10:48am (GMT1)



Voal-online.ch - Presidenti FIA, Jean Todt, ka vizituar ish pilotin e F1 Michael Schumacher në shtëpinë e tij në Gland dhe i ka ripohuar shpresat për kampionin, i cili mbeti i plagosur rëndë më 29 dhjetor 2013 në një aksidenti me ski në malet Méribel, në Alta Savoia.

"Schumi po lufton dhe po bën përparime, aq sa së shpejti mund të kthehet në një jetë më normale," ka thënë Todt pasi ka parë Schumacherin në shtëpinë e tij në kantonin Vo (VD). "Por duhet të kemi durim dhe ta lëmë në qetësinë e nevojshme," ka thënë numri një i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizimit për Tv RTL.

Manaxherja e ish pilotit gjerman, Sabine Kehm, pas daljes nga klinika e Lozanes, kishte paralajmëruar se rehabilitimi i Michaelit në shtëpi do të jetë një "rrugë ende e gjatë dhe e vështirë"./ANSA
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.