VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GOTARDI DO TË MBETET VITAL PËR TRANSPORTET EDHE NË TË ARDHMEN

E Mërkurë, 10.08.2014, 02:01pm (GMT1)


Voal-online.ch - Linja aktuale hekurudhore e Shën Goatrdit do të vazhdojë të ketë një rol të rëndësishëm edhe pas hapjes së galerisë së bazës, parashikuar për fundin e vitit 2016. Kështu pohon Qeveria Federale në një raport ku shton se për një kandidaturë të mundshme që kjo linjë të përfshihet në listën e pasurisë së njerëzimit nga UNESCO janë të nevojshme sqarime të reja. Ushtria do të vazhdojë të garantojë qoftë transportin e turistëve, qoftë lidhjet e brendshme.

Qeveria ka vendosur edhe që të japë 630 milionë franga Hekurudhave Federale FFS me qëllim që, të përshtaten përgjatë të njëjtit aks, profilet e galerive për kalimin e vagonëve të ngarkuar me kamionë dhe rimorkio 4 metra të lartë. Punimet, të cilat përfshkruhen në politikën e transferimit të trafikut të mallrave nga mjetet auto tek trenat, do të vazhdojnë deri në fund të vitit 2020. Nja 59 milionë të tjera do të jenë për përmirësime të mëtejshme- Ndërsa pjesa tjetër e 990 milionëve do të shërbejë për ndërhyrje në hekurudhat në Itali./ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.