VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GJENEVË - TITANIKU NË NJË EKSPOZITË (Tekst dhe fotogaleri)Ekspozita tregon jetën në bordin e transatlantikut para se të fundosej më 1912
GJENEVË - TITANIKU NË NJË EKSPOZITË (Tekst dhe fotogaleri) Ekspozita tregon jetën në bordin e transatlantikut para se të fundosej më 1912
E Premte, 10.10.2014, 09:00am (GMT+1)
Jeta në Titanic para se të mbytej
Voal-online.ch - Fati tragjik i transatlantikut Titanic dhe i 2228 pasagjerëve të saj dhe ekuipazhit, midis të cilëve figuronin edhe 27 zvicerane, do të jetë e ilustruar deri në fund të dhjetorit në Palexpo të Gjenevës. Kjo ekspozitë përfshin mbi 200 objekte nga relikti i transatlantikut dhe nga rindërtimi i disa prej kabinave dhe hapësirave të brendshme të anijes legjendare.
Në Gjenevë, si biletë hyrëse vizitorit i dorëzohet një biletë e anijes "White Star Line" ku figurojnë emrat e pasagjerëve helvetikë të cilët u ngjitën në bordin e Titanic më 10 prill 1912 në Southampton (Britani e Madhe). Vetëm 12 prej tyre i mbijetuan mbytjes së anijes natën e 14 prillit pas përplasjes me një ajsberg.
Vizitorët e ekspozitës, e cila ka udhëtuar në gjithë boten dhe që është pothuaj 20 vjeçare duke u vizituar nga 25 milionë veta, mund të zbulojnë objekte të shumta të përdorimit të përditshëm të rikuperuar rrotull reliktit të fundosur në Atlantik në thellësinë 4000 metra./ATS