VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GJENEVË - TITANIKU NË NJË EKSPOZITË (Tekst dhe fotogaleri)
Ekspozita tregon jetën në bordin e transatlantikut para se të fundosej më 1912

E Premte, 10.10.2014, 09:00am (GMT1)


Jeta në Titanic para se të mbytej

Voal-online.ch - Fati tragjik i transatlantikut Titanic dhe i 2228 pasagjerëve të saj dhe ekuipazhit, midis të cilëve figuronin edhe 27 zvicerane, do të jetë e ilustruar deri në fund të dhjetorit në Palexpo të Gjenevës. Kjo ekspozitë përfshin mbi 200 objekte nga relikti i transatlantikut dhe nga rindërtimi i disa prej kabinave dhe hapësirave të brendshme të anijes legjendare.

Në Gjenevë, si biletë hyrëse vizitorit i dorëzohet një biletë e anijes "White Star Line" ku figurojnë emrat e pasagjerëve helvetikë të cilët u ngjitën në bordin e Titanic më 10 prill 1912 në Southampton (Britani e Madhe). Vetëm 12 prej tyre i mbijetuan mbytjes së anijes natën e 14 prillit pas përplasjes me një ajsberg.

Vizitorët e ekspozitës, e cila ka udhëtuar në gjithë boten dhe që është pothuaj 20 vjeçare duke u vizituar nga 25 milionë veta, mund të zbulojnë objekte të shumta të përdorimit të përditshëm të rikuperuar rrotull reliktit të fundosur në Atlantik në thellësinë 4000 metra./ATS



www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.