EBOLA - ZVICRA ËSHTË GATI
E Premte, 10.10.2014, 09:17am (GMT+1)
Voal-online.ch - Rreziku i importimit të etheve hemoragjike edhe në Zvicër nuk mund të përjashtohen a priori. Zyra Federale e Shëndetit Publik saktëson se aktualisht, po të ekzistojë një rrezik konkret, Zvicra është gjithsesi e vëmendshme ndaj ecurisë së situatës.
Zyra Federale e Shëndetit Publik ka kohë që përgatitet për të përballuar raste të mundshme të sëmundjes nëse ajo shfaqet në vendin tonë. Spitalet dhe qendrat e azilkërkuesve janë gati për të pritur pacientë ose për depistuar, drejtpërdrejt në qendrat e regjistrimit, sëmundjen.
Edhe në aeroportet helvetike ecuria e sëmundjes ndiqet me vëmendje. Në Zyrih janë marrë masa të veçanta edhe ngaqë ka fluturime drejtpërdrejt nga Afrika perëndimore. rsi
www.voal-online.ch
|