VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

QË EMRI DHE MBIEMRI I MISS ZVICRA 2014 TË JEHOJË SHQIP NEVOJITET EDHE VOTA JUAJ - VOTONI (Tekst dhe fotogaleri)

E Premte, 10.10.2014, 03:13pm (GMT1)


VOAL - Nga bukuria tek personaliteti: më 11 tetor Zvicra do të zgjedhë Missin e saj të ri, që do të ketë detyrë të përfaqësojë vendin me glamour, stil dhe zemër. Me moton "Princess of Switzerland", për herë të parë veshjet e mbajtura gjatë mbrëmjes gala do të shkojnë në favor të Corelina, fondacionin për zemrën e fëmijës, i cili është edhe partneri ekskluziv që bashkëpunon me organizimin e Miss Zvicra.

Mbrëmja gala do të mbahet në Dome Swisse, në sheshin federal të kryeqytetit helvetik, në Bernë. Te pranishmit, të ftuarit dhe telespektatorët do të kenë rastin të shijojnë një spektakël të hatashëm që do të transmetohet live nga SAT.1 e Rouge TV. President i jurisë do të jetë princi i Italisë Emanuele Filiberto di Savoia, i cili bashkë me familjen e kanë kaluar jetën e tyre këtu në Zvicër, duke e nisur si azilantë politikë.

Kanë mbetur edhe 24 orë që nga shpallja e më të bukurës në shtetin e Zvicrës.

Në mesin e 12 finalistëve gjenden edhe emrat e dy bukurosheve Anita Shala dhe Saranda Maliqi shqiptare.

Që emri dhe mbiemri i "Miss Zvicra 2014" të tingëllojë shqip, nevojitet edhe votoja juaj.

Më poshtë e gjeni linkun se ku mund ta jepni voton tuaj:


Miss Schweiz 2014 Wahl: Finalistinnen im Bikini nach Pre ...


http://www.schweizer-illustrierte.ch/stars/schweiz/miss-schweiz-wahl-2014-finalistinnen-bikini-shooting-pre-show







www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.