NJË SUPERKUNGULL HELVETIK - KAMPION EVROPIAN, REKORD BOTËROR Peshon më se një ton dhe ka fituar kampionatin evropian; zyrihasi Meier imponohet për të tretën herë
E Hënë, 10.13.2014, 09:44am (GMT+1)
Voal-online.ch - Peshon më shumë se një ton mbreti i kungujve, "kurorëzuar" dje, të dielën, në kampionatin evropian në Ludwisburg, Gjermani. Superkungulli është kultivuar nga zyrihasi Beni Meier, i cili për herë të tretë radhazi ka thyer rekordin botëror në këtë fushë.
Vështirë ta luash vendit...
Javën e shkuar, Meier kishte fituar titullin zviceran në kampionatin e vendit, zhvilluar në Jona (Shën Galen), duke rivalizuar një kungull më 'të lehtë' vetëm, të themi, se peshon 953,5 kilogramë.
ATS
www.voal-online.ch
|