VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Global Wealth Report - ZVICRA, GJITHNJË MË E PASURA

E Martë, 10.14.2014, 05:14pm (GMT1)



Voal-online.ch - Zvicra mbetet gjithnjë vendi më i pasur, me një pasuri mesatare 581'000 dollarë për çdo të rritur. E bën të ditur studimi "Global Wealth Report" publikuar sot, e martë, nga Credit Suisse. Në krahasim me vitin 2013, rritja është 10,5%.

Nga viti 2000 vlera mesatare helvetike është më se dyfishuar: një ecuri e cila në një pjesë të madhe i atribuohet ndikimit të forcimit të frangut ndaj dollarit, shpjegon instituti kreditues. Shprehur në valutën helvetike pasuritë janë rritur shumë në vitin 2001 e në vitin 2002, për të pasur pastaj një rritje të lehtë por të përhershme, para se kjo prirje të ndërpritej nga kriza financiare.

Në nivel botëror, pasuria e ekonomive shtëpiake është gjithsesi në rritje, pavarësisht vështirësive koniunkturore: në mesin e vitit 2014 pasuritë shtëpiake në shkallë globale kushtonin 263'000 miliardë dollarë, me një progresion 8,3% krahasuar me dymbëdhjetë muaj më parë. Vlera për frymë është 56'000 dollarë, maksimalja e regjistruar ndonjëherë. Krahasuar me vitin e shkuar ka pasur një rritje prej 3'450 dollarë: rritja më e fortë që nga shpërthimi i krizës. ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.