PËRPARIME NË BISEDIMET ZVICËR-BE
E Djelë, 10.19.2014, 01:35pm (GMT+1)
Voal-online.ch - Janë zgjidhur dy nga katër çështjet e mbetura në negociatat mes Zvicrës dhe Bashkimit Evropian për një marrëveshje-kuadër.
Didier Burkhalter, në Schweiz am Sonntag, saktëson se përparimet i përkasin pjesës zvicerane të së drejtës evropiane dhe idesë së krijimit të një organi kontrolli mbinacional. Nuk do të krijohet një Autoritet i kontrollit mbinaciona: Zvicra e BE bashkohen vetëm në tema që i përkasin secilës.
Debati ndërkaq është ende i hapur me interpretimin e së drejtës dhe rolin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dhe mbi procedurën në rast të grindjes./ATS
www.voal-online.ch
|