VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Ueli Maurer kundër skanerave truporë
E Enjte, 12.31.2009, 12:24pm (GMT1)

 

Voal-online Këshilltari federal Ueli Maurer është kundër instalimit të "skanerave truporë" në aeroportet zvicerane.

Duhet treguar të vemendshëm dhe të mos reagojmë tej mase, ka pohuar ministri i Mbrojtjes, nga partia SVP, mbrüemë në televizionin lokal zyrihas "TeleZüri".

"Nuk duhet mundësuar që të shihet çdo person plotësisht nudo", ka masa më pak të vrazhda dhe më shumë frutdhënës, ka shtuar këshilltari federal, pozicioni i të cilit është në kundërshtim me pozicionin e Zyrës Federale të Aviacionit Civil.

Kjo e fundit është e gatshme për vënien në përdorim të skanerave truporë.

Për momentin nuk janë parashikuar aparatura të tilla, aq më tepër nuk janë parashikuar në Zyrih, ka deklaruar për ATS/SDA Jasmin Bodmer, zëdhënës i shoqërisë Uniqur që e administron aeroportin e Klotenit.

Valët e skanerave truporë lejojnë të shihet prania e objekteve edhe poshtë veshjeve, duke e treguar trupin nudo në një pamje tridimensionale.

(http://info.rsi.ch)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.