VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FEDERATA ZVICERANE HETON TAULANT XHAKËN PËR MESAZHE NACIONALISTE

E Mërkurë, 10.22.2014, 09:56am (GMT1)


 

Lojtari i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, është nën hetim nga Federata e Zvicrës për përshëndetje me simbole nacionaliste.

Pas fitores së Bazelit me Yong Boys falë golit të shënuar nga shqiptari Shkëlzen Gashi, Xhaka përshëndeti familjarët e tij në tribunë me dorë në zemër.

Kjo përshëndetje është interpretuar nga mediat zvicerane si një mesazh nacionalist. Madje disa prej tyre e quajnë përshëndetje naziste. Ato kanë trumbetuar me të madhe që ky ishte vazhdim i "gjesteve të dhunshme nacionaliste" të këtij lojtari gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri më 14  tetor në Beograd.

Në një prononcim për gazetën zvicerane "Blick", Xhaka tha se ajo ishte vetëm një përshëndetje për familjen e tij.

"Ishte përshëndetje ndaj familjes. Ishte nga zemra, asgjë më shumë e asgjë më pak. Nuk është faji im nëse ndokush e interpreton ndryshe", tha Xhaka për "Blick"-un.

Ka qenë pikërisht e përditshmja zvicerane që i ka kushtuar një editorial të gjatë kësaj ngjarje, duke e sulmuar hapur lojtarin e Kombëtares sonë. Ajo e quan përshëndetjen e Xhakës një gjest naiv që vinte në kohën e gabuar, pas ngjarjeve të mesjavës së kaluar në ndeshjen e kombëtares.

E ndikuar nga shpifjet dhe presioni mediatik, Liga Zvicerane ka hapur një hetim ndaj Taulant Xhakës, i cili do të paraqitet para Komisionit Disiplinor për të shpjeguar gjestin e tij.                                                                                                                                  /Shekulli Online
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.