VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ROCHE TOWER NË BAZEL ME 50 KATE - DO TË JETË NDËRTESA MË E LARTË E ZVICRËS

E Mërkurë, 10.22.2014, 05:47pm (GMT1)



Voal-online.ch - Gjiganti farmaceutik Roche do të investojë tre miliardë franga në 10 vitet e ardhshme në Bazel, mes të tjerash për ndërtimin e një qiellgërvishtësje pesëdhjetëkatëshe, e cila do të jetë ndërtesa më e lartë në Zvicër e ku do të kenë zyrat dhe mjediset e tjera të punës dhe të çlodhjes 1700 të punësuar.

Në afërsi do të lartohet një qendër kërkimi dhe zhvillimi, ku do të jenë 1900 të punësuar.

Projekti nuk parashikon betonimin e zonave të gjelbra, siguron grupi farmaceutik. Ndërmarrja, e cila po ndërton tani një kullë 178 metra të lartë, dëshiron të ofrojë më shumë hapësira për personelin e saj, duke ndërthurur novacionin e arkitekturës elegante me mjediset funksionale. ATS

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.