VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Një qeveri në ecje, kompakte dhe e disiplinuar
E Premte, 01.01.2010, 10:20am (GMT1)

 

 

Voal-online Një Këshill Federal buzagaz, në ecjen e mbrëmjes, para Pallatit Federal, pasqyruar në fokus të plotë nga aparati fotografik.

Kështu paraqitet në fotografinë zyrtare të cilën, si çdo një janar, Qeveria ka vendosur t'ia ofrojë popullit.

Dy nga dy, rreshtuar mirë, pothuaj si shkollarë në shetitje, anëtarët e Qeverisë dhe kancelarja Corina Casanova ecin në rregull së bashku dhe të prirë nga Presidentja e Konfederatës Doris Leuthard. Tri nga katër gratë dalin në plan të parë.

Si Micheline Calmy-Rey më 2007, Leuthard ka parapëlqyer një pozë dinamike më shumë se një portret klasik statik. Jo më duart në xhepa apo duart të kryqëzuara.

Shtypur në 70 000 kopje, portreti mund të sigurohet falas, duke e porositur me anë të internetit ose të postës.

(http://info.rsi.ch)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.