VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Tages Anzeiger - TURPI I UEFA-s PAS TURPIT TË BEOGRADIT

E Premte, 10.24.2014, 01:54pm (GMT1)



Komenti i gazetës "Tages Anzeiger" për vendimin skandaloz të UEFA-s pas ndeshjes skandaloze në Beograd.

"Ky është një vendim vështirë i kuptueshëm dhe është vështirë të përpihet. (...) Si është e mundur që instancës më të lartë të futbollit në Europë t'i shkojë mendja që Federatën Serbe të Futbollit ta shpërblejë me fitore 3:0 për ndeshjen skandaloze kundër Shqipërisë, për turpin e Beogradit? (...)", shkruan gazeta zvicerane.

"Komisioni disiplinor iUEFA-s ka pasur mundësinë ta përjashtojë kombëtaren serbe për pjesën e mbetur të kualifikimeve për Kampionatin Europian, baza për këtë ka ekzistuar edhe për shkak të incidenteve para katër vitesh (ndeshja e ndërprerë mes Italisë dhe Serbisë, v.j.) Por, UEFA vendosi kundër kësaj dhe u tregua e mëshirshme. Kështu u humb shansi që të dërgohet një sinjal".
 
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.