VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TAULANT XHAKA NUK DO TË DËNOHET PËR VEPRIMIN E TIJ

E Shtunë, 10.25.2014, 09:36am (GMT1)



Gjykata Disiplinore e Ligës Zvicerane të Futbollit ka mbyllur çështjen kundër Taulant Xhakës pa pasoja ligjore.

Mbrojtësi i FC Baselit ishte akuzuar se, pas lojës të shtunën e kaluar kundër Young Boys (1:0), të ketë bërë një veprim kontrovers në drejtim të tribunave.

Sipas hetimeve të bëra, gjykatësi arriti në përfundimin se nuk ka shkelje disiplinore të dënueshme, transmeton Koha.net.

Xhaka, pas fitores së klubit të tij, kishte vendosur dorën e djathtë në gjoks dhe më pas ka drejtuar dorën kah tribunat.

Kur u pyet në lidhje me këtë veprim, ai shpjegoi se thjesht e kishte përshëndetur familjen e tij.

"Kushdo që interpreton diçka tjetër, e ka gabim", ka thënë Xhaka.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.