VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SVP - LIGJET ZVICERANE TË KENË PËRPARËSI
Për këtë kjo parti miraton një iniciativë të re popullore

E Djelë, 10.26.2014, 10:16am (GMT1)


 Toni Brunner këndon himnin kombëtar në fillim të punimeve të asamblesë

Voal-online.ch - "E drejta zvicerane duhet të ketë përparësi ndaj së huajës." Këtë e ka nënvizuar të shtunën (dje) Toni Brunner duke iu kërkuar delegatëve të SVP të miratojnë ndërmarrjen e një iniciative popullore në këtë drejtim.

Ftesa është pranuar njëzëri nga asambleja. Gjatë asamblesë së partisë në Rothenthurm, në kantonin Shvic, kryetari democentrist ka shpalosur temat pikante të fushatës së SVP për zgjedhjet federale të vitit 2015: pavarësia e Zvicrës, rreptësi ndaj të huajve dhe "jo" shtimeve të taksave.

Ueli Maurer duke ndjekur punimet e asamblesë

I pranishëm në mbledhje ishte edhe ministri Mbrojtjes Ueli Maurer, i cili ka folur për një shtet të "varësisë dhe të ndërvarësisë" ndaj BE, e tillë që rrezikon sovranitetin helvetike, duke ushqyer tensione e pakënaqësi. Këshilltari federal ka denoncuar sidomos presionet e Brukselit për t'ia imponuar Konfederatës zbatimin e së drejtës së kësaj bashkësie. ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.