VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

EKSPERTI ZVICERAN - UEFA DHA NJË VENDIM IDIOT

E Hënë, 10.27.2014, 07:43am (GMT1)



Vendimi i njëanshëm i UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri po vazhdon të kritikohet ashpër nga mediat dhe ekspertët e sportit në përgjithësi dhe futbollit në veçanti.

Kritiku më i fundit i vendimit të UEFA-s për t'i dhënë fitoren në tavolinë Serbisë, është eksperti zviceran i futbollit, Alain Kunz.

Në një shkrim për gazetën zvicerane "Blick", Kunz ka kritikuar ashpër shtëpinë më të madhe të futbollit evropian, duke thënë se UEFA mori një vendim shumë të gabuar dhe që do të ketë pasoja për të.

"A është i arsyeshëm rikthimi i lojtarëve shqiptarë në fushë pas sulmit masiv të tifozëve serb (dhe forcave të sigurisë)? Jo", shkruan Kunz.

Më tej ai shtron pyetjen se kush e lëshoi dronin e telekomanduar me flamurin e "Shqipërisë së Madhe", duke nënkuptuar se ende nuk ka një "fajtor" për këtë, megjithëse UEFA zgjodhi t'ia faturojë Shqipërisë.

"Kush e lëshoi fluturaken me flamurin e "˜Shqipërisë së Madhe'? Një tifoz shqiptar nga një kishë aty afër!? Kjo pyetje dhe misioni i këtij droni ende nuk kanë një përgjigje. Kështu, ne nuk duhet të përgjigjemi për fajtorët", shkruan eksperti i futbollit.

Në fund ai e quan idiotesk dhe të pakuptueshëm vendimin e UEFA-s që Spanja e Gjibraltari të mos jenë në një grup për eliminatore, ndërsa Shqipëria e Serbia po.
/Shekulli Online
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.