VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ROGER FEDERER FARE PRANË NUMRIT NJË BOTËROR

E Hënë, 10.27.2014, 08:42am (GMT1)


Voal-online.ch - Finalja e njëmbëdhjetë e Swiss Indoors ka qenë më se një formalitet e i thjeshtë për Roger Federer (ATP 2). Tepër epërsi ndaj belgut David Goffin (28), që luajti me shumë drojë dhe gjithë kohën në hijen e të adhuruarit të tij King Roger. Në fund bazelasi ka shkruar për të gjashtën herë emrin e tij në tabelën e artë të turneut të shtëpisë së vet, duke u imponuar 6-2 6-2 në 52' lojë.

Falë këtij suksesi Federer është pranë shfronëzimit të Novak Djokovic nga numri një botëror. Serbi ka përballë sfidat në Parigi-Bercy e ATP Finals.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.