ZVICERANËT PARAPËLQEJNË MË TEPËR TEMAT E LEHTA DHE MEDIAT ME SHËRBIME FALAS
E Hënë, 10.27.2014, 07:03pm (GMT+1)
Voal-online.ch - Temat politike, ekonomike e kulturore iu lënë më shumë hapësirë atyre "nga bulevardi" dhe nga sporti në mediat zvicerane, të cilat kanë gjithnjë e më pak mjete për t'i hierarkizuar në mënyrë korrekte informacionet. Kjo klimë favorizon prirjet zbavitëse të mediave. Kjo del nga analiza vjetore e cilësisë së mediave.
Hulumtuesit e prirë nga profesor Kurt Imhof thonë se, ndonëse buxheti i konsumatorëve është në rritje, po aq e vërtetë është ndërkohë se në publikun zviceran është zhvilluar një 'kulturë e shërbimeve falas' çka ka bërë që shpenzimet për gazetarinë informuese po shkrijnë si bryma para diellit.
Nga klasifikimi del se radioja publike parapëlqehet më shumë se NZZ, Le Temps, gazetat e të dielave dhe televizioni publik. /ATS
www.voal-online.ch
|