VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TRI INICIATIVAT PËR TË CILAT DO TË VOTOJNË ZVICERANËT MË 30 NËNTOR

E Mërkurë, 10.29.2014, 09:45am (GMT1)


Voal-online.ch - Temat për të cilat do të votohet në nivel kombëtar nga populli zviceran më 30 nëntor janë tri - bëhet fjalë për tri iniciativa, të cilat Dhomat e Parlamentit dhe Këshilli Federal kanë këshilluar të refuzohen.

E para, e paraqitur nga lëvizja E Majta me mbështetjen e PS, UNIA-s dhe Bashkimit Sindikal Zviceran thotë: "Ndal privilegjeve fiskale të milionerëve" dhe kërkon shfquzimin e forfaitëve fiskalë, nga të cilët përfitojnë kontribuesit e pasur të huaj pa aktivitet fitimprurës në Konfederatë, aktualisht të taksuar jo sipas të ardhurave dhe pasurisë, por sipas shpenzimeve.

E dyta kërkon të ndalet mbipopullit dhe të ruhen bazat natyrale të jetës: është e ashtuquajtura iniciativa Ecopop, që kërkon kufizimin me 0,2% në vit të rritjes së popullsisë rezidente të krijuar nga emigracioni, duke promovuar ndërkohë planifikimin familjar në vendet në zhvillim.

E treta, në fund, "Ta shpëtojmë arin zviceran", duke pasur para sysh rezervat e Bankës Kombëtare.ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.