VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PARLAMENTI ZVICERAN - NATYRALIZIMET PËRSËRI NË RENDIN E DITËS
Të merret pasaporta zvicerane më lehtë, por jo automatikisht

E Shtunë, 11.01.2014, 11:55am (GMT1)


Voal-online.ch - Projekti për përshpejtim të procedurës ndaj të huajve të brezit të tretë, lënë anash më 2010, do të kthehet në tryezat e Parlamentit. Teksti në fakt miratuar me 15 votë kundëro 7 nga Komisione i Institucioneve Politike të Këshillit Nacional.

Në projektiligj parashikohet një rregullim uniform në gjithë vendin sa i përket natyralizimit të të huajve të brezit të tretë. Marrja e shtetësisë helvetike do të lehtësohej, por nuk do të ishte automatike. Prindërit e tyre duhet të bëjnë kërkesë përkatëse, ndryshe nga projekti i refuzuar më 2004 nga 51,6% e zviceranëve.

Konkretisht projekti parashikon si kusht për natyralizimin e përshpejtuar të brezit të tretë që së paku një gjysh të ketë të drejtën e qëndrimit në Konfederatë dhe që së paku njëri nga prindërit të ketë lindur në Zvicër ose të ketë emigruar këtu para moshës 12 vjeçare./ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.