VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KËSHILLI FEDERAL ZVICERAN - TË DYFISHOHET SHPEJTËSIA MINIMALE E INTERNETIT

E Mërkurë, 11.05.2014, 11:51am (GMT1)


Voal-online.ch - Shpejtësia minimale e lidhjes me Internet do të dyfishohet. Ky është vendimi që u muar sot, të mërkurën, nga Këshilli Federal, i cili dëshiron rregulla të reja për administrimin e emrave të domeneve ".ch" e ".swiss", nëpërmjet dispozitës së posaçme. Vendimet do të hyjnë në fuqi respektivisht më 1 janar dhe më 1 korrik 2015.

Këshilli Federal, thuhet në komunikatë, ka përmirësuar edhe mbrojtjen e konsumatorëve, duke përforcuar masat lidhur me çmimet në internet e në telefoni.

Qeveria gjithashtu ka autorizuar Zyrën Federale të Komunikacioneve për të caktuar shpenzimet e kërkimit të interferencave rreth atyre që i shkaktojnë. Kjo zyrë në Internet do të japë informacione për aparaturat elektrike që janë deklaruar jo konforme teknikisht dhe që rrezikojnë të shkaktojnë interferenca, në mënyrë që konsumatorët të mos i blejnë./ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.