VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Novartis merr nga Nestlé 52 për qind të aksioneve të Alcon
E Hënë, 01.04.2010, 12:29pm (GMT1)

 

 

Ka shpenzuar 28,1 miliardë dollarë për transaksionin

 

Voal-online Novartis ka marrë nga Nestlé 52% të aksioneve të fabrikantit amerikan të prodhimeve okulistike Alcon, për një pagesë prej 28,1 miliardë dollarësh (29,1 miliardë franga). Grupi farmaceutik bazelas e çon kështu në 77% pjesëmarrjen e saj në Alcon. Këtë e kanë bërë të ditur të dyja ndërmarrjet.

 

Transaksioni, i cili do t'i nënshtrohet vlerësimit të autoriteteve kompetente, duhej të kompletohej brenda gjysmës së vitit. Novartis e kishte mbyllur në prill 2008 një marrëveshje me Nestlé për blerjen paravajtëse të Alcon, lider botëror në lëmin e prodhimeve okulistike (oftalmologjisë). Në një fazë të parë, gjiganti bazelas kishte marrë një të katërtën e shoqërisë, për më shumë se 10 miliardë dollarë.

 

Daniel Vasella, presidenti i këshillit të administratës dhe të drejtorisë së Novartis, thotë se blerja do të burojë të mira të shumta. Në kuadrin e plakjes së popullsisë botërore "sektori do të përjetojë një zhvillim dinamik". Gama e prodhimeve të Alcon kompletohet mirë me atë të CIBA vISION, tashmë në e duart e gjigantit farmaceutik bazelas, ka shpalosur Vasella në një konferencë telefonike.

 

Novartis parashikon t'i rigrupojë të dyja pjesët në një sektor të vetëm, fatura e të cilit do të shkonte në 8,5 miliardë dollarë. Blerja tërësore nuk do të çojë në një shkurtim të vendeve të punës. Sipas numrit një të Novartis, vendet që do të ekonomizohen falë shkrijes do të shoqërohen me krijimin e vendeve të tjera të punës të shkaktuar nga rritja e sektorit.

 

Në Zvicër Alcon, i cili në botë ka 15 000 të punësuar, zotëron në Shafhauzen një njësi të kërkimeve dhe të prodhimit të instrumenteve për kirurgjinë okulistike (të syve). Ndërkaq në Hünenberg (Zug) gjendet një seli qendrore e shoqërisë dhe bashkërendimi global i shpërndarjes. (http://info.rsi.ch)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.