VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GJENEVË - SHITET NË ANKAND PËR 27 MILIONË DOLLARË ORA E XHEPIT 'GRAVES'

E Mërkurë, 11.12.2014, 11:35am (GMT1)


Voal-online.ch - Njëzet e shtatë milionë dollarë: kjo është shuma rekord që duhet të paguajë fituesi anonim i ankandit, i cili ka blerë orën e xhepit "Graves" të realizuar nga marka gjenevase Patek Philippe. Ankandi është zhvulluar të martën (dje) nga filiali i Sotheby's në qytetin zviceran.

Shtëpia e ankandave kishte parashikuar një shitje për 15 milionë dollarë, katër më shumë se vlera e çmuar e orës, e ndërtuar krejtësisht me dorë. Ky vlerësim ishte bërë në një ankand tjetër, më 1999. ATS/AFP/SP
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.